Pas mbylljes së sezonit, Bayerni i Mynihut nis punën për rinovimin me Harry Kane
Një disfatë që mund të shembë çdo siguri, ajo e pësuar nga Juventusi ndaj Fiorentinës thuajse e ka dekretuar mbetjen jashtë zonës Champions të Zonjës së Vjetër duke vënë gjithçka dhe të gjithë në diskutim.
‘Nëse nuk je në gjendje të shfaqësh nivelin që ke duhet të vë në diskutim sidomos veten’-ishin fjalët e trajnerit toskan-gjatë javës do të flas me John Elkann, do të jetë një analizë për veten time’.
Janë këto fjalë që të bëjnë të kuptosh se qëndrimi i Spallettit në pankinën bardhezi nuk është aspak e sigurt edhe pse përpara pak më shumë se një muaji ai rinovoi kontratën deri në 2028.
Dhe hija e së ardhmes së Spallettit mund të marrë formën e një tjetër trajneri, e ardhmja e të cilit ende nuk është e qartë; Antonio Conte. Trajneri salentin nuk e ka fshehur kurrë lidhjen e tij me Juventusin dhe pas ndeshjes me Pisan nuk i tha qartë lamtumirë Napolit. ‘Presidenti e di vullnetin tim. Prej një muaji ia kam shprehur-ishin fjalët e Antonio Contes
Dhe tani në ndërthurje të vështirë, por jo të pamundur, Juventus mund të gjendet në kushtet për të nisur një tjetër tentativë për Antonio Conte. Një tundim ky ndaj të cilit është e vështirë të rezistosh edhe për vetë teknikun. Edhe përpara një viti u fol shumë për mundësinë e Contes në Torino, por tentativa më pas u sfumua nga pakti i trajnerit me De Laurentiis. Por tani perspektivat mund të jenë ndryshe; me Comollin dhe Modeston në dyshim, Conte mund të ndërtojë edhe skuadrën e drejtuesve me të cilin mund të punojë për formimin e Juventusit të ri. Një skenar që nuk përjashtohet, madje një rikthim i Contes kuotohet edhe nga kompanitë e basteve. Antonio Conte pret me qetësi, pa u ngutur, i ndërgjegjshëm se në rast largimi nga Napoli e ka një plan B të mundshëm; aventurën e dytë me Kombëtaren italiane, por pa hequr sytë nga zhvillimet në Torino
Top Channel