Legjenda Luka Modric, drejt Botërorit të tij të pestë me Kroacinë
Paolo Maldini gëzon vlerësime të mëdha edhe jashtë futbollit italian. Ish Drejtori Teknik i Milanit, që tani po kërkohet nga tifozët kuqezinj, është vënë në shënjestrën e Fenerbahçes me këtë të fundit që ka bërë hapat e parë konkretë.
Lajmi bëhet publik nga portali turk ‘Fanatik’ që konfirmoi takimin e zhvilluar në Milano mes kandidatit për presidencën e Fenerbahçe, Hakan Safi dhe legjendës së Milanit. Gjithnjë sipas këtij portali, Safi dëshiron që t’ia besojë pikërisht Maldinit rolin e Drejtorit Teknik të klubit.
‘Fanatik’ shton se Maldini ka shfaqur synimin që të marrë me vete një trajner italian dhe në këtë pikë dy janë kandidaturat; Antonio Conte, e ardhmja e të cilit ende nuk është dëshifruar dhe Stefano Pioli. Ky i fundit pas një pjese të parë negative të sezonit, përpara pak ditësh zgjidhi përfundimisht kontratën me Fiorentinën.
Sigurisht, profili i Contes është më sugjestionues edhe pse trajneri salentin është edhe në orbitën e kombëtares italiane nëse në krye të FIGC do të zgjidhet Giovanni Malago. Për Paolo Maldinin, përpara pak ditësh foli edhe Leonardo.
Top Channel