Enis Fazlagic nuk është më futbollist i Vorës. Klubi i periferisë së qytetit dhe mesfushori maqedonas vendosën të mbyllin bashkëpunimin mes tyre pas vetëm një sezoni.

Vora konfirmoi gjithçka përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale.

Faleminderit Enis! Futboll Klub Vora dhe Enis Fazlagic kanë vendosur të ndajnë rrugët me mirëkuptim. Falënderojmë Enisin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën e Vorës.Të urojmë shumë suksese në vazhdim!-theksohet në komunikatën e Vorës

Enis Fazlagic u transferua te Vora në korrik të vitit të kaluar si futbollist i lirë pas largimit nga skuadra polake e Wisla Krakow. Në këtë sezon në futbollin shqiptar ai ka zhvilluar 28 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe dha një asist. Kujtojmë se Vora ndërkohë ka rinovuar me Jurgen Vrapin, Shkëlzen Ruçin dhe Dejan Shehin si dhe me trajnerin Arjan Bellaj.

Top Channel