Kinematografia ruan autonominë/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:29
Pamje tradicionale, jehona e daulleve dhe vallet popullore krijuan atmosferë festive në edicionin e 24-t të festivalit Sofra Dardane, organizuar nga Unioni Artistik Kombëtar Shqiptar.
Për tre ditë me radhë, grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora u bënë pjesë e këtij aktiviteti, duke përcjellë vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore.
Në këtë edicion, vëmendje e veçantë iu kushtua kujtesës historike të luftës së drejtë të UÇK në vitin 1999, si dhe mesazhit për liri ndaj krerëve të saj.
Ky aktivitet u zhvillua në tre lokalite të ndryshme, starti qe në Bajram Curri, vijoi në Valbonë dhe nata e fundit u përmbyll në Kukës.
Top Channel