Kaos në Brazil, gjyqtari zëvendëson Neymar-in gabimisht para syve të Ancelotti-t
Humbja ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit të sezonit në Allianz Stadium kanë shkaktuar protestën e një grupi tifozësh të Juventusit.
Ata u mblodhën rreth impiantit për të shfaqur të gjithë pakënaqësinë e tyre ndaj skuadrës bardhezi që sheh t’i komplikohen gjërat për kualifikimin në Ligën e Kampioneve për në sezonin e ardhshëm
‘Respektoni ngjyrat tona’ apo ‘Juventus jemi ne’ janë disa prej koreve që tifozët ua drejtuan futbollistëve të Juventusit.
Pas humbjes 2-0 me Fiorentinën dhe fitoreve të Milanit, Romës dhe Comos, Juventusi e sheh veten në vendin e 6, 2 pikë prapa kuqezinjve dhe verdhekuqve dhe tani bardhezinjve mund të mos iu mjaftojë një fitore e mundshme në derbin ndaj Torinos për të arritur objektivin minimal për të hyrë mes 4 skuadrave të para të renditjes.
View this post on Instagram
Top Channel