Luftë verbale në Milano, Marotta nuk përmbahet: “Nuk është koha për debate, por ja çfarë i kujtoj Milanit!”
Milani rikthehet te fitorja në Serie A teksa në javën e parafundit arriti të mposhtë Genoan në Marassi duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për objektivin e tij, kualifikimin në zonën Champions, kualifikim që gjithsesi do të duhet ta vulosë në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit.
Në pjesën e parë të sfidës , Genoa u pa dominuese në fushën e lojës në 30 minutat e para kundrejt një Milani që nuk kishte ide loje. Por ne fazat e fundit të këtij fraksioni kuqezinjtë u panë të hyjnë në zonën e Genoas teksa pati edhe ndonjë moment të rrezikshëm, por që gjithsesi ishte shumë pak për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Nkunku fitoi një 11 metërsh që e ekzekutoi vetë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë duke u dhënë avantazhin 1-0 Milanit. Në minutën e 82 kuqezinjtë ndëshkuan sërish Genoan duke shënuar me Athekame golin që i çoi shifrat në 2-0, një gol që duhej të ishte i qetësisë për Allegrin dhe të tijtë, por nuk ishte e thënë. Në minutën e 87, Genoa rihapi llogaritë e ndeshjes me golin e Johan Vazquez duke shkurtuar rezultatin në 2-1 dhe për t’i bërë minutat e mbetura të ethshme. Milani pati disa mundësi për të shënuar golin e tretë në minutat shtesë për të mbyllur llogaritë e ndeshjes, por në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Milanin që shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin e tretë të klasifikimit për të luajtur në San Siro nada Cagliari kualifikimin në Ligën e Kampioneve.
Top Channel