Festa e Interit, Thuram dhe parrulla anti-Milan me imazhin e miut. Më pas vjen referimi për Ambrosinin
Mbyllja e sezonit në Ligue 1 ka sjellë skena dramatike te FC Nantes, ku rënia e klubit në Ligue 2 ka tërbuar tifozët.
Në minutën e 20-të të ndeshjes kundër Toulouse-it, dhjetëra ultras të maskuar të tribunës “Loire” pushtuan fushën me fishekzjarre, duke u drejtuar nga tribuna presidenciale për të kërkuar llogari nga drejtuesit (familja Kita), të cilët nuk ishin të pranishëm për arsye sigurie.
Arbitrja Stéphanie Frappart e ndërpreu menjëherë ndeshjen, e cila nuk rinis më. Momenti më prekës i mbrëmjes ishte ai i trajnerit 74-vjeçar, Vahid Halilhodzic, i cili u përfshi në një debat të ashpër fizik me tifozët dhe u largua nga fusha mes lotësh. Ngjarja pasqyron krizën e thellë institucionale dhe përçarjen totale mes tifozëve dhe udhëheqjes së klubit historik francez.
Top Channel