Kaos në Brazil, gjyqtari zëvendëson Neymar-in gabimisht para syve të Ancelotti-t
Juventus pësoi një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Fiorentinës duke i komplikuar shumë gjërat për kualifikimin në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.
Trajneri i Zonjës së Vjetër, Luciano Spalletti foli pas përfundimit të ndeshjes duke marrë përsipër përgjegjësinë për lojën e dobët të skuadrës së tij në këtë përballje.
‘Humba ndeshjen e jetës? Ka të tjera gjëra të rëndësishme në jetë. Këto janë ndeshje futbolli. Është e qartë se ky ishte një rezultat shumë i shëmtuar. Them vetëm se djemtë patën një rritje të rëndësishme dhe është e nevojshme që të mbahet një nivel personaliteti që kërkon këtë nivel sfide dhe rëndësi-tha Spalletti-nëse nuk je në gjendje të shprehësh nivelin që ke, duhet të vë në diskutim në radhë të parë veten time. Nëse unë vij në fushë dhe ofroj këtë, është e nevojshme që të analizohet ajo që kam bërë unë, përpara se të analizohet ajo që kanë bërë futbollistët. Zhvilluam një ndeshje shumë të dobët, në disa aspekte, episodet nuk ishin të favorshme dhe bëmë shumë pak për atë që kishte nevojë ndeshja. Por nuk flasim për jetë apo vdekje. Duhet të rivendosim atë që na solli deri këtu’
Spalletti më pas theksoi se do të zhvillojë një takim me John Elkann ku do të analizohet puna e tij.
‘Gjatë javës do të flas me John Elkann, do të jetë një analizë për veten time-tha Spalletti-duhet të paraqes diçke më shumë nga ajo çfarë kam paraqitur deri më sot. Edhe pse episodi nuk ishte në favorin tonë, e pamë veten në disavantazh kur nuk kishim pësuar asgjë; nëse futbollistët nuk reagojnë në aspektin psikologjik, përgjegjësi kryesor jamë unë. E dimë që nëse nuk kualifikohemi në Champions, klubi humbet të ardhura financiare, por të flasës për ndeshje për jetë a vdekje nuk është mirë. Sezonin e vlerësoj pozitivisht, kemi bërë një sezon shumë të mirë dhe disa episode na penalizuar për ta bërë atë të shkëlqyer’.
Top Channel