Chelsea dhe nënshkrimi me Chelsea: Çfarë krenarie, unë dhe klubi kemi të njëjtat ambicie
Te Juventusi e ardhmja e Dusan Vlahovic nuk është ende e qartë por te bardhezinjtë ekziston shpresa që sulmuesi të mos largohet.
‘Vlahovic? Shpresa konkrete është që kjo të mos jetë ndeshja e fundit në Allianz Stadium, por këtë do ta shohim në javët e ardhshme-tha Chiellini në lidhje me sulmuesin serb duke nënvizuar më pas edhe rëndësinë e futbollistit.
‘Rëndësia e Vlahovic dhe një futbollisti si Vlahovic është e madhe, është qëndërsulmuesi ynë titullar-vijoi Chiellini-kemi pasur disa dëmtime, nuk jemi ankuar, por ai është një futbollist ndryshe nga të tjerët dhe që në Itali ka bërë gjithnjë mirë. Nuk është se po e zbulojmë tani. Dusan është i përqendruar, gjithnjë ka punuar që nga dita e parë e vitit sikur të kishte edhe 10 vjet të tjerë në kontratën e tij’.
Top Channel