Festivali i monodramës “Flasim shqip”, qendra teatrore ‘Naum Shundi’ rikthehet në edicionin e dytë

17/05/2026 20:11

Festivali i Monodramës “Flas Shqip”, organizuar nga Teatri “Zonja e Bujtinës”, qendra teatrore Naum Shundi, rikthehet në edicionin e dytë.

Festivali i dedikohet tërësisht dramaturgjisë shqiptare, ashtu sikurse është ideuar nga themeluesi Naun Shundi, që u nda nga jeta një vit më parë.

Drejtuesja e festivalit, Raimonda Shundi thotë: “Për mua dhe për ne si teatër, është e trishtë sepse mungon Naun Shundi, por misioni i tij po vazhdon”.

“E kujtoj me respekt të madh sepse pikërisht këtu në shtëpinë e tij konkretizoi dashurinë e tij për teatrin. Në këtë festival, kemi artistë të shkëlqyer”, shprehet aktori Bujar Asqeriu.

Ndërsa aktorja Raimonda Bulku e përshëndeti festivalin nga Vjena, ku interpretoi në natën finale të Eurovision krah Alis Kallaçit.

“Flas Shqip” u çel me monodramën “Dashuri virtuale” me regji nga Donard Hasani dhe interpretim nga Erand Sojli.

Një dramë emocionale dhe reflektuese që prek realitetin e marrëdhënieve në epokën dixhitale.

Festivali Monodramës do të përmbyllet me 19 maj në Teatrin Eksperimental, ku pas shfaqjes së veprës “Qeni”, të autorit Naum Shundi, do të ndahen edhe çmimet nga juria e festivalit.

Top Channel