Barcelona mund Betisin në mbrëmjen e Lewandowskit, 19 fitore në 19 ndeshje në shtëpi
Marcus Thuram konfirmohet si shpirti i festës për Interin, këtë radhë me një parrullë anti-Milan që rrezikon të gjenerojë polemika. Gjatë paradës me autobus në rrugët e Milanos të zikaltërve, Thuram mori një parrullë kuqezi nga tifozët me një dizenjo shumë të veçantë, një mi i madh për të tallur rivalët e Milanit.
Pas pak sekondash, sulmuesi francez e mbylli parrullën dhe ua ktheu tifozëve të Interit.
Gjithnjë në paradën e Interit nga San Siro në Sheshin Duomo, një tjetër parrullë për Thuram që ishte më eksplicit: ‘Derbit futini në…’ duke iu referuar fitoreve të Milanit në ndeshjet derbi gjatë sezonit.
Ishte ky një remake të asaj që bëri Ambrosini në 2007 pas fitores në Champions League: ‘Titullin futeni në…’. Dy vjet më vonë ishte Materazzi që iu përgjigj mesfushorit milanist.
Top Channel