Inter, Dumfries: Nuk do të shkëmbeja titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë me mundësinë për të rikuajtur finalen me PSG. Për të ardhmen vendos pas Botërorit
Benfica e mbylli kampionatin portugez me fitoren 3-1 ndaj Estorilit dhe pa asnjë humbje, por pa mundur të fitojë titullin e sidomos pa mundur të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Kohët e fundit emri i trajnerit luzitan është lakuar shumë për kthimin e tij te Reali i Madridit dhe ai foli sërish për këtë çështje në konferencën për shtyp pas ndeshjes teksa u pyet nëse do të qëndrojë apo jo të Benfica.
‘Nuk e di nëse do të qëndroj, kur ta di do ta them. Po, ekziston mundësia për të vazhduar. Synimi im është të shoh atë çfarë kam javën e ardhshme-tha Mourinho-sigurisht e kam një ofertë rinovimi nga Benfica, që e vlerësoj shumë siç bëra me mundësinë që më dhanë për të punuar me klubin përpara disa muajsh. Por në javët e fundit desha të mendoj për të ardhmen. Askush nuk është budalla, sigurisht diçka po ndodh. Por siç e thashe, nuk ka kontratë të firmosur e as një kontratë të oferuar, nuk ka as bisedime mes meje dhe presidentit të Realit të Madridit dhe nuk ka bisedime mes meje dhe personave të rëndësishëm të klubit. Në këtë moment, e vetmja gjë që ekziston është oferta e rinovimit e Benficës’.
Më pas Mourinho u pyet nëse a do të shkojë te Reali i Madridit apo jo.
‘Nuk e di. E vetmja gjë që kam është propozimi i Benfica…që nuk e kam parë, por që Mendes më thotë se është shumë e mire. Po kështu është e vërtetë që nuk kam folur me Florentino Perez apo me ndonjë drejtues tjetër. E gjithë kjo është e vërtetë. Por nuk jam budalla…dhe mes klubit e Jorge ka kontakte dhe besoj se do të shndërrohen në kontakte me mua gjatë javës së ardhshme. Aty do të vendos për të ardhmen time-shtoi Mourinho
Top Channel