Kampion Evrope dhe bote, Federata Spanjolle mban fort De La Fuenten, kërkon rinovimin deri në 2030
Barcelona mbylli një cikël perfekt të ndeshjeve në shtëpi në këtë sezon në kampionatin spanjoll. Skuadra katalanase iu imponua Betisit në sfidën e javës së parafundit të La Liga me rezultatin 3-1 në atë që ishte ndeshja e Robert Lewandowskit që ishte titullar dhe kapiten i skuadrës në këtë përballje.
Barcelona e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28 me golin e Raphinhas duke marrë avantazhin në 1-0 dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë katalanasit gjetën sërish golin dhe ishte përsëri Raphinha ai që shënoi duke e çuar rezultatin në 2-0. megjithatë pak minuta më vonë, Betisi rihapi llogaritë e ndeshjes teksa fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Isco për të shkurtuar diferencën në 2-1. Gjithsesi pas vetëm 5 minutash, Barcelona riktheu diferencën e 2 golave teksa me Joao Cancelo e çoi rezultatin në 3-1.
Kur kishin mbetur 7 minuta nga fundi, trajneri Hansi Flick zëvendësoi Lewandowskin me Casado që polaku të merrte nderimin e 60 mijë të pranishmëve në Camp Nou me polakun që nuk i mbajti lotët në momentin që doli nga fusha e lojës. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 për Barcelonën që i fitoi të gjitha ndeshjet në shtëpi në këtë sezon.
Top Channel