Botërori 2026, Irani të hënën niset për në Turqi për grumbullimin para se të udhëtojë drejt SHBA
Al Nassr dorëzohet në finalen e AFC Champions League 2. Në kompeticionin që është ekuivalent me Europa League për kontinentin aziatik, skuadra e Jorge Jesus doli nga fusha e lojës e humbur në finalen me skuadrën japonese Gamba Osaka 0-1 ku vendimtar rezultoi goli i Hummet në minutën e 30.
Zhgënjimi ishte kaq i madh për Cristiano Ronaldon sa portugezi u largua nga fusha e lojës në përfundim të ndeshjes duke mos pritur ceremoninë përfundimtare që parashikone dhënien e medaljeve të argjendta. Ata që drejtuan skuadrën saudite te podiumi ishin trajneri Jorge Jesus dhe Joao Felix
Megjithatë për Cristiano Ronaldon, një trofe mund të vijë në Saudi Pro League, në kampionatin e Arabisë Saudite. Në javën e fundit Al Nassr do të luajë me Damac dhe ka një avantazh prej 2 pikësh me Al Hilal që fitoi ndaj Neom me penalltinë e Ruben Neves dhe golin e Mandash me skuadrën e Inzaghit që ende shpreson në një përmbysje të këtij disavantazhi dhe në fitimin e titullit.
Video kur Al Nassr merr medaljen pa Ronaldon
Top Channel