Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, ka lënë të kuptohet se Anthony Gordon mund të mos luajë më për klubin anglez.

Sulmuesi anësor i kombëtares së Anglisë, 25 vjeç, mungon prej katër ndeshjesh radhazi për “The Magpies”. Fillimisht, Gordon u përball me një dëmtim në ijë, por në dy sfidat e fundit ai ka qenë vetëm në stol pa u aktivizuar.

Situata ka shtuar spekulimet për të ardhmen e tij, ndërsa Bayern Munich vazhdon të lidhet fort me një transferim të mundshëm të lojtarit, vlera e të cilit raportohet rreth 75 milionë paundësh.

Sipas mediave britanike dhe gjermane, Bayern thuhet se ka arritur edhe një marrëveshje paraprake për kushtet personale me Gordon.

Interes për ish-lojtarin e Everton ka shfaqur edhe Arsenal.

I pyetur nëse mungesa e Gordon lidhet me zërat e merkatos, Howe dha një përgjigje që ka shtuar më shumë dyshimet: “Kur arrin në këtë fazë të sezonit, natyrisht që një pjesë e punës sonë është të mendojmë edhe për sezonin e ardhshëm”, deklaroi trajneri i Newcastle.

Top Channel