Ofendoi gjyqtaren në fushë, ja si e detyroi klubi të kërkonte falje në mënyrën më gjeniale

15/05/2026 11:25

Gjate nje ndeshjeje te liges se dyte gjermane ne vitin 2015, futbollisti turko-gjerman Kerem Demirbay u ndeshkua me karton te kuq nga gjyqtarja Bibiana Steinhaus.

Ne gjaknxehtesi e siper, lojtari leshoi nje deklaratë qe do t’i kushtonte shtrenjte, duke u shprehur se “femrat nuk kane vend ne futbollin e meshkujve”. Ky koment u pasqyrua menjehere ne raportin e arbitres, duke ndezur nje debat te madhe mbi seksizmin ne sport.

Dënimi i pazakontë, nga futbollist profesionist, në arbitër ndeshjesh për vajza: Federata Gjermane e Futbollit mori masa te rrepta duke e pezulluar Demirbay-n me 5 ndeshje. Megjithate, denimi me unik erdhi nga vete klubi i tij i atehershem, Fortuna Düsseldorf. Per te ndryshuar perceptimin e lojtarit dhe per t’i dhene nje mesazh edukativ, klubi e detyroi ate te arbitronte nje ndeshje futbolli per femra te grupmoshave te reja.

E vërteta dhe miti, çfarë ndodhi në ndeshjen e vajzave: Vitet e fundit, ne rrjetet sociale ka qarkulluar nje version i ekzagjeruar i ngjarjes, ku pretendohet se Demirbay ndeshkoi me karton te kuq 8 lojtare gjate asaj ndeshjeje si hakmarrje. Ne te vertete, kjo eshte nje “fake news”. Fotot e kohes e tregojne futbollistin duke arbitruar i qete, i veshur me nje pallto dhe shall, pa asnje incident agresiv ndaj vajzave te vogla.

Reflektimi i lojtarit dhe kërkimi i faljes publike: Reflektimi i lojtarit dhe kërkimi i faljes publike:Pas bujes mediatike, Kerem Demirbay kerkoi falje publikisht per sjelljen e tij. Ai u shpreh se komenti ishte bere ne nje moment tensioni dhe se ai kishte respekt maksimal per gjyqtaret femra. Ky incident mbetet nje nga shembujt me te diskutuar ne futbollin modern mbi menyren se si disiplinohen lojtaret per sjellje diskriminuese.

Top Channel