Skandali “Bunga Bunga” trondit sërish Italinë, falja e Minettit ndez krizë të re politike në qeverinë Meloni
Një sistem i fuqishëm atmosferik po ndikon ndjeshëm kushtet e motit në Europë, duke sjellë masa ajri të ftohtë nga veriu drejt jugut. Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe, pohon se kjo situatë po krijon kushte për një periudhë me mot të paqëndrueshëm dhe potencialisht ekstrem në disa rajone të kontinentit.
Përplasja e ajrit të ftohtë me masat e ngrohta dhe të lagështa mbi Mesdhe po favorizon zhvillimin e stuhive të forta, përfshirë breshër të madh dhe përmbytje lokale, thonë ekspertët.
Zonat më të rrezikuara përfshijnë Italinë veriore, bregdetin e Adriatikut si dhe disa pjesë të Ballkanit Perëndimor, ku priten stuhi dhe reshje intensive shiu, veçanërisht në zonat malore. Meteorologët shpjegojnë se kjo situatë është nxitur nga një sistem me presion të lartë mbi Atlantikun e Veriut, i cili ka lejuar depërtimin e masave të ftohta drejt Europës Qendrore dhe Jugore.
Për rrjedhojë, është formuar një ciklon i fuqishëm që po sjell edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave. Në disa zona të Europës Perëndimore madje temperaturat mund të zbresin deri me 14°C nën mesataren e sezonit.
Mëngjeset pritet të jenë veçanërisht të ftohta, ndërsa edhe gjatë ditës temperaturat pritet të mbeten dukshëm më të ulëta se normalja.
Megjithatë, sipas parashikimeve, situata pritet të fillojë të përmirësohet gjatë javës së ardhshme, me dobësimin gradual të sistemit të ftohtë dhe rikthimin e temperaturave më të larta. Meteorologët madje nuk përjashtojnë mundësinë e një vale të re të ngrohti nga fundi i muajit.
Top Channel