Aston Villa mposht Liverpool dhe siguron matematikisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm
Arbitrat spanjollë e humbasin durimin me Florentino Perez dhe nisin lëvizjet e tyre për t’u mbrojtur ndaj akuzave të forta të bëra nga presidenti i Realit të Madridit. Sindikata e arbitrave dërgoi në Komisionin e Garave një letër me anë të së cilës kërkonin hapjen e procedimit disiplinor. Po kështu kërkojnë që Reali i Madridit dhe kreu i tij të kërkojnë ndjesë publike.
Deklaratat e Florentino Perez gjatë kësaj jave ranë si një bombë në ambientin arbitrar, si ato të bëra në konferencën për shtyp ashtu edhe ato të bëra në një intervistë të dhënë ditën pasardhëse në një televizion spanjoll duke i akuzuar arbitrat për korrupsion sistematil dhe ‘vjedhje’ kampionatesh. Dhe arbitrat vendosën të hyjnë në veprim.
Janë disa deklarata që i dha fund durimit të arbitrave dhe që kanë shkaktuar shumë indinjatë, siç ishte ajo e thënë në konferencë për shtyp. ‘Kam qenë këtu për shumë sezone, kam fituar 7 Champions dhe 7 Liga, sepse të tjerat m’i kanë vjedhur. Korrupsion sistematik për 2 dekada dhe vazhdojnë të jenë të njëjtët arbitra’
Ndërsa në intervistën e dhënë një ditë më pas deklaroi: ‘Vazhdojnë të jenë të njëjtët arbitra duke bërë të njëjtat gjëra në mënyrë të pacipë. Në këtë sezon nga kanë mohuar 16 apo 18 pikë’.
Kështu, sindikata e arbitrave e krijuar në fillim të sezonit, vendosi të hidhet në veprim kundër Florentino Perez dhe Realit të Madridit për deklaratat e para. Hapi i parë u bë duke e çuar çështjen te Komisioni i Garave. ‘Këto deklarata nuk mund të justifikohen me ushtrimin legjitim të së drejtës së shprehjes dhe as me kritikën sportive, duke qenë se Z.Perez nuk kufizohet vetëm me sinjalizimin e gabimave arbitrare, por i atribuon Trupit Arbitrar kryerjen e krimit të korrupsionit të vazhdueshëm gjatë dy dekadave-thekson sindikata e arbitrave-Komisioni i Garave t’i kërkojë Z.Perez që të rreshtë së bëri deklarata të tilla gjatë procedimit, që të dëmshpërblejë Kolektivin Arbitrar për shkaktim të dëmi moral, reputacional dhe profesional dhe t’i kërkojë Realit të Madridit të dalë me një komunikatë publike ku kërkohet ndjesë’
Për më tepër, sindikata e arbitrave nënvizoi se deshi të respektojë Realin e Madridit para se të vepronte duke pritur që të mbyllej edhe ndeshja e fundit e raundit mes Realit të Madridit dhe Oviedos për të bërë publik denoncimin. ‘Për respekt të kompeticionit dhe klubeve të tjerë’-theksohet në komunikatë edhe pse ata nuk tremben nga akuzat që i kanë turbulluar.
‘Është një sulm i rëndë, i pajustifikuar dhe sistematik ndaj nderit profesional dhe institucional të Kolektivit Arbitra, pa asnjë rezolutë gjyqësore’-theksohej në denoncimin e arbitrave
Top Channel