Votimi i rezolutës/ “Hoqëm pjesën emocionale nga drafti i opozitës”, Haxhinasto i përgjigjet Kukos në Top Story: Është pjesë politike

14/05/2026 23:12

Mbrëmjen e stome në një lidhje direkte për Top Story, Romina Kuko dhe Edmond Haxhinasto, ndërmjetës të dy kampeve politike për rezolutën për integrimin e vendit në BE.

Por përse ranë dakord PD dhe PS që të bashkojnë votat për ta miratuar këtë rezolutë?

“Ky është një detyrim ligjor, parlamentar… Kërkesat e BE për Shqipërinë janë shkruar e zeza në të bardhë, ku detyra ka edhe mazhoranca edhe opozita. Ne dimë të lexojmë raportet”, tha Haxhinasto.

Kuko nga ana tjetër u shpreh: Kjo çon në një hap për të marrë IBAR. Kjo rezolutë në një farë mënyre fiton Shqipëria, sepse kemi lëshuar një sinjal të një pjekurie politike. Ulemi dhe pranojmë kritikat. Ajo që nuk është pranuar në draftin e opozitës është ajo që lidhet me gjuhën.

Kuko tha se nga drafti i opozitës u hoqa pjesa emocionale, ndërsa Haxhinasto iu përgjigj duken i thënë se nuk është pjesë emocionale, por politikë.

 

 

 

Top Channel