Slot shprehet i bindur: Besoj se do të jem në stolin e Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm
Reali i Madridit mori 3 pikët në ndeshjen e javës së 36 të La Ligas teksa mundi Oviedon me rezultatin 2-0 në një ndeshje pa objektiva, por ku Los Blancos vinin me një situatë të tensionuar sidomos pas konferencës së ashpër për shtyp të Florentino Perez pas humbjes në El Clasicon me Barcelonën ku kjo e fundit u kurorëzua kampione e Spanjës për herë të 29.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Realit të Madridit me golin e shënuar nga Gonzalo Garcia vetëm në minutën e fundit të saj. Ishte një pjesë e parë ku u dëgjuan fërshëllima ndaj lojtarëve të futbollistëve të Realit të Madridit, ndërkohë që u shpalos edhe një banderolë kundër Florentino Perez ku lexohej ‘Fiorentino ik!’ që u hoq menjëherë nga punonjësit e stadiumit. Në fillimin e pjesës së dytë, te Oviedo hyri në fushë Santi Cazorla për të cilin patën ovacione të shumta në Bernabeu, ndërkohë që pritje krejt ndryshe bënë tifozët për Mbappe të cilit nuk ia kursyen fërshëllimat.
Mastantuono për Realin e Madridit dhe Reina për Oviedon patën shanset e tyre për shënim por pa sukses. Në minutën e 80, skuadra e Los Blancos shënoi edhe golin e dytë këtë radhë me Jude Bellingham për të çuar rezultatin 2-0. Më këto shifra u mbyll ndeshja me Realin e Madridit që do të kërkojë që të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat, ndërkohë që Oviedo tashmë ka rënë nga kategoria
Top Channel