Slot shprehet i bindur: Besoj se do të jem në stolin e Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm
Çfarë po ndodh me një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror? Olimpiku i Marsejës, klubi historik i kampionatit francez, po kalon një krizë të rëndë financiare që ka tronditur opinionin sportiv.
Mësohet se gjiganti francez, i mbetur jashtë të ardhurave të majme që garanton Liga e Kampionëve, ka marrë vendimin drastik për të futur të gjithë lojtarët në listën e transferimeve. Me afrimin e fundit të vitit fiskal në Francë, Marseja duhet të vërtetojë qëndrueshmërinë e saj ekonomike përpara Bordit Kombëtar të Mbikëqyrjes Financiare (DNCG). Nëse klubi nuk arrin të përmbushë detyrimet financiare deri më 30 qershor, rrezikon të përballet me sanksione tepër të ashpra.
E gjithë skuadra në “vitrinë”
Sipas raportimeve të “FootMercato”, drejtuesit e Marsejës kanë vendosur të nxjerrin në shitje të gjithë lojtarët për të gjeneruar të ardhurat e nevojshme brenda një kohe të shkurtër. Klubi është i gatshëm të shqyrtojë çdo ofertë që vjen në drejtim të tyre, pa bërë asnjë përjashtim.
Yjet botërorë drejt largimit
Në listën e gjatë të lojtarëve që mund të paketojnë valixhet figurojnë emra të njohur si Timothy Weah, Nayef Aguerd, Facundo Medina, Igor Paixao, Mason Greenwood dhe kapiteni Leonardo Balerdi. Menaxhmenti i klubit ka bërë të qartë se asnjë prej yjeve nuk konsiderohet i patjetërsueshëm nëse vjen një ofertë e kënaqshme ekonomike.
Rreziku i përjashtimit nga Evropa
Përveç krizës financiare, Marseja rrezikon seriozisht edhe sanksione sportive. Nëse situata nuk stabilizohet menjëherë, ekziston mundësia reale që gjiganti francez të përjashtohet nga garat evropiane për sezonet e ardhshme, një goditje kjo që do të rëndonte akoma më shumë gjendjen e klubit. A mendoni se ky “likuidim” i skuadrës është zgjidhja e vetme për të shpëtuar Marsejën nga falimentimi, apo do të jetë fundi i tyre si klub elitar?
Top Channel