Vjosa i del përballë Kurtit në zgjedhje, Grida Duma në ‘Top Story’: Çfarë ka ndryshe në këto zgjedhje në Kosovë?

13/05/2026 22:53

Në emisionin e mbrëmjes së sotme në “Top Story” nga Grida Duma, fokusi ishte te zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Moderatorja Grida Duma, në monologun e saj në fillim të emisionit foli për krizën politike që ka kapur Kosovën prej më shumë se një viti pa një qeveri stabile, si dhe ngriti pyetjen se çfarë do kenë ndryshe këto zgjedhje, duke marrë parasysh se këtë herë Vjosa Osmani do të jetë përballë ish-aleatit të tij, kryeministrit Albin Kurti.

“Në Kosovë duket krahasimisht me Shqipërinë bëhet më shumë politikë, madje më shumë se ç’duhet sepse askush nuk e priste që pas një mandati të pandërprerë të Albin Kurtit, i fituar pastaj me zgjedhjet e mëpasshme, një mandat i dytë, më një mazhorancë të pa ndodhur në Kosovë në kohët e fundit, do të vinte jo stabilitet politik dhe një krizë politike ciklike duke prodhuar krizë-politikë, politikë-krizë dhe vijmë tani në një situatë që brenda vitit ka tashmë zgjedhje të njëpasnjëshme dhe kriza të pandalueshme”, u shpreh Duma.

Top Channel