Botërori 2026, Carlo Ancelotti: Brazili ka talente, do të bëjë një turne madhështor
Real Betis kthehet të luajë në Ligën ë Kampioneve pas 21 vitesh. Skuadra andaluziane e sigiuroi kualifikimin për në kompeticionin më të rëndësishëm për klube të sezonit të ardhshëm falë fitores me Elchen në shtëpi 2-1 që u kombinua edhe me humbjen e Celta Vigos ndaj Levantes.
Real Betis e mori avantazhin në këtë ndeshje pas vetëm 9 minutash lojë me Cucho Hernandez, por në çastet e fundit të pjesës së parë, Elche barazoi shifrat me Hector Fort, një lojtar që është vënë edhe në shënjestrën e Interit për merkaton e transferimeve.
Në fillimin e pjesës së dytë u regjistrua episodi që ndryshoi ndeshjen, mbrojtësi i Elche, Leo Petrot u ndëshkua me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj Antony.
Betis e shfrytëzoi superioritetin numerik dhe në minutën e 68 mori avantazhin me golin e Pablo Fornals dhe në Benito Villamarin shpërtheu festa për kthimin e skuadrës andaluziane në Champions League. Herën e fundit që Real Betis mori pjesë në Ligën e Kampioneve, u eliminua në fazën e grupeve ku u përball me Chelsea, Liverpool dhe Anderlecht.
Top Channel