Pse nuk u pranua koalicioni me Fatmir Limajn? Deputetja e PDK në “Top Story”: Mund të bashkëpunojmë në të ardhmen, por…

13/05/2026 22:59

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një lidhje direkte me “Top Story” u ndal te refuzimi i koalicionit me Nismën e Fatmir Limajt.

Ajo u shpreh se në natën e fundit përpara se të bëhej dërgimi i koalicioneve në KQZ, duke mos e përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Nismën pas zgjedhjeve.

“Ajo që e dallon PDK nga të tjerat, është sepse ka ndërvepruar dhe ka bashkëpunuar me LVV. Edhe kur u dogj salla e Kuvendit, PDK e ndihmoi Albin Kurtin të vinte në pushtet.

Unë personalisht dhe një pjesë tradicionale e partisë kemi qenë pro ardhjes së Fatrmir Limës. Ne, gjenerata jonë, gjenerata e dytë pas Hashim Thaçit e Fatmir Limajt, sepse ne kemi qenë në forumin rinor të partisë, ne ata i kishim si heronj, ata që kanë çliruar Kosovën. E kanë bërë luftën çlirimtare, kanë qenë të gatshëm të vdisnin për Kosovën, unë dhe shumë të tjerë besuam se këta do ta bënin Kosovën shtet.

Fatmir Limaj i ka ndarë rrugët me PDK-në. Ka krijuar subjektin e toij politik. Nuk kam pasur kurrë kundërshtime me të, sepse e ka respektuar aktivitetin tim brenda partisë.

Në realitet, nuk ka qenë kërkesë për koalicion. Herë është folur se do të shkrihet me PDK. Ishte nata e fundit për t’u regjistruar në KQZ si koalicione dhe është marrë vendimi për të mosvazhduar me të. PDK nuk e ka përjashtuar që në të ardhmen mund të bashkëpunoj me Fatmir Limajn”, tha ndër të tjera Musliu.

Top Channel