Premier League gjithnjë e më e ndezur, Manchester City fiton ndeshjen e prapambetur me Crystal Palace dhe i afrohet në 2 pikë Arsenalit
Kombëtarja e Francës është një prej favoriteve kryesore për të fituar Botërorin e Meksikës, SHBA dhe Kanadasë që do të nisë pas më pak se një muaji. Është diçka e zakonshme që të vendosësh Blutë transalpinë të jenë mes skuadrave më të mira të botës dhe për këtë arsye një dështim si ai i Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010 u shndërrua në një krizë kombëtare në Francë
Netflix përfitoi për të bërë publik një dokumentar për atë çfarë ndodhi në atë turne, 16 vjet më parë, ku Franca u rendit e fundit në grup ndërkohë që u shënua një rebelim total i skuadrës pasi trajneri Raymond Domenech përjashtoi sulmuesin Nicolas Anelka
Franca shkonte në atë botëror si finaliste e edicionit të vitit 2006 pikërisht me Domenech në pankinë dhe në Afrikën e Jugut priteshin gjëra të mëdha. Por siç tregon dokumentari me titullin ‘
‘The bus, the Bules on Strike’, problemet mes stafit teknik dhe futbollistëve ishin shumë më të thella.
Në ditarin e vetë Domenech zbulohet se trajneri u bë objekt debatesh për përkufizimet e bëra për secilin prej futbollistëve të skuadrës së tij, duke vënë epitete të rënda të pavend dhe që shpjegojnë se përse gjërat shkuan ashtu siç shkuan.
‘Henry është banal dhe egocentrik-tha Domenech për yllin francez të momentit, ndërsa për Anelka tha se është ‘komplet idiot’ pasi ai kaloi pranë tij dhe nuk e vështroi. Por nuk ishin fyerjet e vetme që ai ka bërë. ‘Gourcouff duket pak autik e më pas një idiot komplet’, ‘ëilliam Gallas gjithnjë është në humor të keq, nuk do ta toleroj më’ apo ‘Patrice Evra do të ishte më mirë të mbyllte gojën’, janë disa prej frazave që mund të lexohen me trajnerin që pohonte më pas: ‘ndonjëherë ndjej urrejtje për këta idiotë’
Gjithçka shpërtheu pas humbjes ndaj Meksikës. Anelka pati një debat shumë të ashpër me Domenech dhe mohoi të kërkojë ndjesë, ndërsa ‘L’Equipe’ zbuloi se ai i kishte thënë ‘shko në m…, bir k…’ gjë detyroi Federatën Franceze të Futbollit të marrë masa, por kjo nuk u konfirmua kurrë.
Trajneri, pasi publikoi letrën e futbollistëve kundër vendimit për të përjashtuar Anelka, shkroi në ditarin e tij: ‘kjo është skuadra juaj më e mire. Sforcimi i të gjithë Botërorit!. U shndërrua në vetëvrasje. Haleluja!’
Top Channel