PSG, përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

12/05/2026 13:13

Ousmane Dembele merr sërish një çmim në Francë. Sulmuesi i Paris Saint Germain u shpall futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të të dytin sezon radhazi. Dembele e mori çmimin e tij në mbrëmjen e së hënës duke i dhuruar Paris Saint Germainit fitoren e 10 radhazi.

Edhe pse Dembele ishte protagonisti kryesor i skuadrës së tij në fitoren e kampionatit sezonin e kaluar me 21 gola të shëniuar, këtë vit impakti i tij ishte më i vogël. Ai ka luajtur si titullar në 9 ndeshje të kampionatit për shkak të dëmtimeve të shumta.

Shoku i tij i skuadrës Desire Doue fitoi çmimin si futbollisti i ri më i mirë i kampionatit, ndërsa trajneri më i mirë u shpall Pierre Sage, për punën e bërë me skuadrën e Lens duke e shndërruar këtë skuadër në një rival të fortë për titullin.

Në futbollin e vajzave në Francë, çmimin si futbollistja më e mirë e fitoi fantazistja e Olympique të Lyon, Melche Dumornay.

Top Channel