Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona
Në një kërkesë zyrtare drejtuar të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Veliaj pretendon se kërkesa e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado dhe për përfundimin e statusit të tij si magjistrat, nuk është shqyrtuar asnjëherë nga KLP si organ kolegjial.
Sipas kërkesës, nga dokumentacioni i administruar në Gjykatën Administrative rezulton se lidhur me këtë çështje ka vepruar vetëm nënkryetari i KLP-së, Erind Gërmenji, i cili ka firmosur një shkresë ku deklarohet se “KLP shqyrtoi kërkesën”, ndërkohë që, sipas paditësit, nuk rezulton të ketë ekzistuar një mbledhje, shqyrtim apo vendimmarrje kolegjiale e Këshillit.
Veliaj u kërkon individualisht anëtarëve të KLP-së të deklarojnë nëse kanë qenë në dijeni të këtij fakti, duke ngritur një debat të fortë institucional mbi mënyrën e ushtrimit të kompetencave brenda organit kushtetues që administron statusin e prokurorëve.
Top Channel