“Dua ta shoh të vdekur”, akuzat ndaj mjekut në Korçë për ngacmimin seksual, babai i 21-vjeçares për “Shqipëria Live”: Iu afrua ta puthte dhe…
Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari mësohet të jetë Anton Allakaj, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Pejës.
Mësohet se Allakaj u dënua me mbi 11 vite burgim për vrasje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe rreth 9 vite e 8 muaj.
Gjatë arrestimit, policia sekuestroi dokumente të falsifikuara, që i kërkuari përdorte për t’u fshehur nën emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj. Mësohet se tashmë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.
“Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”.
Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara”, shkruan policia.
Top Channel