Spanja pa Moratën dhe Carvajal në Botëror, janë lënë jashtë listës paraprake
Falë fitores 4-2 ndaj Antalyaspor, Galatasaray u shpall kampion i Turqisë për herë të 26 në historinë e tij dhe pas këtij triumfi, Mauro Icardi, sulmuesi i verdhekuqve, zgjodhi të shfryjë mllefin përmes një mesazhi të qartë në rrjetet sociale duke iu drejtuar atyre që në këtë sezon, por edhe në të kaluarën nuk ia kursyen kritikat e ashpra.
‘Gjatë këtyre 4 viteve kam dëgjuar nga të gjitha-shkruante Icardi në Instagram ku kishte postuar edhe një sërë fotosh nga festa e titullit me Galatasaray së bashku me të dashurën China Suarez-që isha i shëndoshë, i dobët. Që isha i mbaruar, i dëmtuar, jashtë forme apo që nuk isha më i njëjti lojtar. Ndoshta kishit të drejtë, por shifrat dhe statistikat e mia flasin vetë, ju ftoj që t’i shikoni. Çdo ditë kishte një justifikim të ri, një titull të ri në media, një gënjeshtër të re për të shitur histori e për të tentuar që të më diskretitonin. Por koha gjithnjë i vë gjërat në vendin e vet’
Më pas, Mauro Icardi pati një dedikim për tifozët
‘Kur gjërat bëhen të vështira, kur presioni është i lartë dhe duhet me të vërtetë të marrësh përsipër përgjegjësitë, vetëm pak persona e kanë aftësinë të ndryshojnë historinë. Falenderoj ata që nuk reshtën së besuari te unë, kënduan, më mbështetën dhe më mbrojtën edhe në momentet më të vështira. Dashuria që më keni dhën në këto 4 vjet vlen më shumë se çdo gënjeshtër e sajuar’-mbyllte mesazhin e tij Mauro Icardi.
View this post on Instagram
Top Channel