Aksidenti në Panaja-Novoselë, humb jetën në spital shoferi 34-vjeçar, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra

12/05/2026 12:56

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot rreth orës 11:10 në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”.

Automjeti i drejtuar nga një 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një banese. Për pasojë të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si shtetasi Albano Hoxha.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Panaja-Novoselë”, shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Shtetasi A. H. është dërguar në spital, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel