Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, ka bërë sërish të qeshë botën e futbollit.
Polaku, i njohur gjerësisht me nofkën “El Fumador” (Tymuesi) ishte shenjestra e një shakaje të tifozëve, të cilët i hodhën një paketë nga rrugët ku qëndronin për të përshëndetur ekipin, ndërkohë që ai ishte në pozicion. Szczesny, besnik ndaj reputacionit të tij, nuk u turbullua aspak, i kapi me të njëjtën qetësi që kap topat e kundërshtarëve.
Portieri 37-vjeçar ka ndërtuar me vite një imazh unik në futbollin botëror ai është ndoshta sportisti i vetëm aktiv që flet hapur dhe pa komplekse për zakonin e tij ndaj duhanit. Tifozët e Barcelonës e kanë bërë traditë të këndojnë “Szczesny fumador” gjatë ndeshjeve, pikërisht si shenjë respekti për ndershmërinë e tij.
Pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico dhe sigurimit të titullit në La Liga, Szczesny bashkë me shokët e ekipit, dolën në rrugë për t’u përshëndetur me tifozët, të cilët menjëherë i kënduan “Szczesny fumador”, një moment që u bë viral menjëherë. Edhe gjatë paradës me autobusin e hapur për festimin e titullit, portieri u pa i relaksuar duke pirë vape, duke vërtetuar edhe njëherë se nofka “Fumador” i ka mbetur mirë.
Szczesny vazhdon të jetë portieri kryesor i Barcelonës brenda fushës i paluhatshëm, jashtë saj gjithmonë me surpriza.
Top Channel