Nuk është më sekret: Kur Barcelona fiton, Joan Laporta di si të festojë! Një video e publikuar orët e fundit po bën xhiron e botës, ku protagonisti kryesor nuk është ndonjë nga yjet e fushës, por vetë kreu i klubit katalanas.

Në lokalin e famshëm të natës në Barcelonë, “Luz de Gas”, Laporta është filmuar duke “dhënë gjithçka” nën ritmet e hitit botëror “Despechá” nga Rosalía. I rrethuar nga lojtarët dhe stafi, presidenti “Blaugrana” ka lënë mënjanë petkun e zyrtarit për t’u shndërruar në shpirtin e festës.

Me lëvizje të shpenguara dhe një energji që i ka lënë të gjithë gojëhapur, Laporta shihet duke kërcyer dhe kënduar me pasion, ndërsa të pranishmit e shoqërojnë me duartrokitje dhe brohoritje. Videoja është bërë virale menjëherë, me tifozët që e kanë pagëzuar si “Presidenti më karizmatik në qarkullim”.

Për Laportën, ky nuk është thjesht një kërcim, por një çlirim pas tensioneve të sezonit, duke vërtetuar se për të festuar një titull, nuk ka moshë dhe as protokoll që të ndalë!

 

Top Channel