VIDEO/ Yamal valëvit flamurin palestinez dhe tallet me Realin, “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”
Regjistroi Hervin Çuli e ka cilësuar si një akt politik takimin dhe puthjen në ballë nga Robert Ndrenika të Erion Veliajt gjatë gjyqit të këtij të fundit.
Ai tha se Ndrenika është një nga emrat e mëdhenj të artit, por që sipas tij ky veprim i la për të dëshiruar.
“Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj. Unë jam rritur në një lagje me të, ka luajtur 6 shfaqje me mua dhe hyn te njerëzit që unë dua me tepër në profesion, por kjo nuk do të thotë që çdo veprim i tij është i drejtë. Këtu kemi të bëjmë fatkeqësisht me një akt politik. Mision propagandistik. Dhe kur akti është politik me në krye Ndrenikën, besoj se veprimi i tij lë për të dëshiruar, kur veprimi nuk është individual.
A është një borxh që duhet larë apo çfarë është? Kjo pyetje na lind të gjithëve në mënyrë të brendshme. Po flas për një borxh me dritëhije”, tha ai.
Top Channel