Robert Lewandowski që është drejt mbylljes së kontratës me Barcelonën e ka vënë në dyshim qëndrimin e tij në elitën e futbollit evropian duke pranuar se ende nuk e ka planifikuar të ardhmen, por është i hapur edhe për propozime nga kampionate më pak kompetitive.

Duke marrë parasysh faktin që është thuajse 38 vjeç, qendërsulmuesi polak ka nënvizuar se nuk e përjashton mundësinë e një transferimi të tij në një ligë inferiore në sezonet e ardhshme.

Lewandowski që ka vendosur të marrë kohë përpara se të largojë edhe rezervat që ka për karrierën e tij, konfirmoi se vendimi përfundimtar do të merret vetëm pas një faze reflektimi.

‘Do të studioj edhe ndonjë ofertë tjetër dhe më pas do të marr një vendim’-tha Lewandowski që është vënë në shënjestrën e Juventusit dhe Milanit në Serie A.

Ndërkaq, agjenti i futbollistit, Pini Zahavi ka zhvilluar një takim me Drejtorin Sportiv të Barcelonës, Deco. Katalanasit duan ta mbajnë Lewandowskin, por me kushtin që futbollisti të pranojë reduktimin e pagës.

Top Channel