“Më mori nëna dhe më tha se babai ka vdekur”, Flick: E jashtëzakonshme çfarë skuadra bëri për mua, nuk e harroj kurrë
Nuk është ndoshta motivi i një krize, por është sigurisht një çështje që duket e pakuptueshme. Momenti i errët i Milanit është analizuar nga Leonardo, ish futbollist dhe trajner i skuadrës kuqezi për ‘Cronache di spogliatoio’.
Në qendër të mendimeve të tij janë roli i drejtorit sportiv, algoritmet dhe figura e Paolo Maldinit, i përmendur edhe nga tifozët kuqezi në mbrëmjen e së dielës.
‘Roli i Drejtorit Sportiv ka ndryshuar-tha Leonardo-shumë skuadra nuk kanë një drejtor sportiv që të ketë peshë. Ai bën detyra të caktuara, le të themi, punën e përgjithshme, por ka një gjë që ndikon shumë dhe janë algoritmet. Nuk kam asgjë kundër algoritmeve, por gjithnjë kam menduar një mbështetje për marrjen e një vendimi dhe jo e kundërta. Kjo gjë për mendimin tim nuk ka shumë rëndësi’
Më pas Leonardo foli për Paolo Maldinin që prej kohësh është larguar nga ambientet kuqezi
‘Nëse ti ke Paolo Maldinin te Milani, nuk e di se çfarë algoritmi mund të më thotë se është më mirë të mos e kesh atë-vijoi Leonardo-sa vret të mos e shohësh te Milani? Por jo vetëm mua, iu dhemb të gjithëve. Paolo është një figurë që për mendimin tim duhet të jetë në botën e futbollit. Dhe nuk është sepse unë jam i njëanshëm, unë mendoj se figura të tilla kaq të kompletuara, sepse Paolo është i kompletuar prej kohësh, ka pasur rol drejtuesi në nivelet maksimale me sukses te skuadra ku ka kaluar 30 vjet të jetës së tij. Kështu, nuk ka ndonjë gjë të ngjashme me figurën e tij, prandaj më dhemb, sigurisht që më dhemb’.
Për Leonardon, Paolo Maldini ka shumë për të dhënë në futbollin italian, jo vetëm për Milanin
‘Jam i sigurt se ka shumë për të dhënë-shtoi Leonardo-por kemi një strukturë shumë politike, shumë komplekse, shumë arkaike, që madje ndonjëherë pengon që kjo të ndodhë. Mendoj edhe për Paolon, sepse këtë gjë duhet ta ndjesh brenda vetes dhe ai e ndjen. Ajo që duhet, përtej ideve, kompetencave, talentit dhe dëshirës, është diçka që ti të mund ta udhëheqësh, të të bëjë të besosh. Diçka që ti të mund të thuash: kjo është një gjë e bukur për t’u ndjekur. Është e vështirë të gjendet një figure që të jetë në gjendje që të kalojë në mënyrë unanime këtë ide’.
Top Channel