Dy lojtarët e Kombëtares Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo janë shpallur kampionë me AEK-un në Greqi. Një sukses i madh i skuadrës kryeqytetase, që nuk e fitonte titullin prej vitit 2023.

Ndeshja ndaj Panathinaikos ishte vendimtare, me mesfushorin Zhoao Mario, i cili u tregua vendimtar me golin e tij në minutën e tretë të shtesës në ndeshjen e mbyllur me shifrat 2-1.

Padyshim, pjesë e rëndësishme e suksesit ishin edhe dy lojtarët kuqezinj. Strakosha ka arritur të bëjë paraqitje mbresëlënëse, duke qenë një shpëtimtar ndeshje pas ndeshjeje.

Ai luajti 30 ndeshje, me një mesatare prej 2.2 pritjesh për ndeshje dhe 3 penallti të pritura nga 6 gjithsej. Pilo gjithashtu ishte protagonist, me 23 ndeshje të luajtura dhe 15 të nisura si titullar. Mbrojtësi anësor arriti të japë edhe 2 asiste.

Top Channel