Më 25 mars nata u zbukurua me lançimin e Electric Purple, edicionit të ri të limituar të IQOS ILUMA, në boutique-un e tij në Tiranë. Mbrëmja mblodhi rreth 100 të ftuar në një hapësirë të ridizajnuar për rastin dhe shërbeu njëkohësisht si prezantimi zyrtar i “Ëndrrave”, pesë eksperienca të planifikuara për komunitetin e rritur të IQOS.
Prezantimin e Ëndrrës së parë e bëri Gentjan Shaqiri, kampion shqiptar i Formula 3, në rolin e hostit dhe mentorit të mbrëmjes. Tema ishte gokarting, me tre komunitete kreative si protagonistë: DJ-t, tattoo-artistët dhe berberët.

Pesë ditë më vonë, më 30 mars, të tre grupet u ndeshën në Arena Karting Albania në Tiranë. Beat-et e muzikës dhe shpejtësia e makinave mbanin të njëjtin ritëm gjatë gjithë ditës. DJ-t e ndjenë pistën me të njëjtën intuitë me të cilën lexojnë energjinë e një dhome. Tattoo-artistët i trajtuan kthesat me precizionin e punës së tyre të përditshme. Berberët, të mësuar të punojnë me qetësi absolute nën presion, hipën pas timonit me një siguri që rezultoi avantazh i vërtetë në pistë.
Gara ishte e vërtetë dhe fituesi u shpërblye me një eksperiencë gokarting ekskluzive në Portugali. Platforma “Ëndrrat” do të vazhdojë me katër eksperienca të tjera gjatë muajve në vijim. Electric Purple është tashmë i disponueshëm në boutique-un e IQOS në Tiranë.

Top Channel