Video/ Joan Laporta, “mbreti i pistës”, presidenti i Barcelonës çmend rrjetin me kërcimin e tij
Barcelona fitoi titullin e 29 kampion të Spanjës në historinë e saj dhe të dytin radhazi me Hansi Flick.
Trajneri gjerman, mes dhimbjes për humbjen e të atit dhe krenarisë për skuadrën e tij analizoi El Clasicon me Realin e Madridit, fitorja e të cilit i dha këtë sukses skuadrës së tij
Titulli kampion
‘Nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Skuadra ime është fantastike dhe jam shumë i lumtur. Jam shumë krenar për futbollistët e mi. Është emocionuese që të fitosh ndaj Realit të Madridit me tifozët në El Clasico’.
Ndeshja
‘Luajtëm shumë mirë, mbrojtëm shumë mirë dhe shënuam 2 gola të bukur’
Fjalimi
‘Ishte një ndeshje e vështirë dhe nuk do të harroj kurrë këtë ditë. Dua të falënderoj skuadrën, presidentin, Yuste dhe të gjithë botën dhe personat që na kanë mbështetur. Ajo që ka më shumë rëndësi është se jam shumë krenar që kam një skuadër kaq të mirë. Faleminderit për gjithiçka, për vullnetin për të luftuar në çdo ndeshje, e vlerësoj shumë, tani duhet të festojmë
Krenar
‘Jam shumë krenar për skuadrën time, jam shumë i kënaqur dhe i jam mirënjohës skuadrës, klubit dhe presidentit, Decos. Por ajo që ka më shumë rëndësi është skuadra dhe si luan me dhe për të gjithë. E vlerësoj shumë. Në Javët dhe muajt e fundit kemi qenë më të lidhur në lojë. As sot nuk ishte e lehtë. E kontrolluam topin, mbrojtëm…jam i kënaqur me këtë dhe me ambientin në stadium edhe pse atij i mungojnë 40 mijë tifozë të tjerë. Jam i lumtur te Bardelona’.
Leximi i sezonit të Barcelonës
‘Realisht kemi pasur shumë dëmtime, kanë kaluar shumë gjëra. Mendoja se viti i dytë do të ishte më i vështirë, por besoj se kemi qenë në një nivel fantastik. Nuk kemi shënuar shumë gola, por kemi mbrojtur më mirë, sidomos në fazën finale të sezonit. Kur shikon shumë lojtarë të rinj është e pabesueshme. Tani duhet të luajmë edhe 3 ndeshje, duam të arrijmë në kuotën e 100 pikëve.
Barcelona
‘Si trajner, asnjëherë nuk është e lehtë. Të gjithë duan të luajnë. Unë kam qenë lojtar dhe doja të luaja gjithnjë. Por bëhet fjalë për sjellje dhe mentalitetin e skuadrës në të gjitha seancat stërvitore. Në fillim të sezonit, kam folur për egot, por gjithnjë kam thënë se do të arrijmë nivelin maksimal. Kur shoj stërvitjet gjithnjë kam këtë ndjesinë pozitive dhe shoh gjithnjë përpara. Shohim pas kur duhet të përmirësohemi dhe të korrigjohemi. Ajo që shoh në stërvitje më pëlqen’.
Ndarja nga jeta e babait të tij
‘Më telefonoi nëna ime dhe më tha se babai im ndërroi jetë. Mendova nëse do të ishte më mirë t’ia shpjegoja apo të mos ia thoja skuadrës. Por në fund, ekipi është si një familje dhe desha t’ua thoja lajmin dhe nuk do ta harroj mënyrën sesi reaguan. Jam shumë i kënaqur që punoj për këtë skuadër të mrekullueshme
Elozhet
‘Më bën të ndihem krenar dhe besoj se kjo duket në lidhjen që kemi. Të gjithë ndihen pjesë e projektit, janë të lidhur. Sot është e komplikuar të flitet për këtë, por jam shumë i kënaqur’
Titujt
‘E ëndërroja këtë dhe kam shumë ëndrra të tjera’
Shumë i dashur
‘Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë afeksion. Është e pabesueshme. Që nga kontakti i parë me presidentin, Decon dhe kur erdha te Barcelona të gjithë na pritën shumë mirë’.
Top Channel