Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Do të jetë Pogradeci skuadra që do të përballet me Teutën në ndeshjen e playoutit të Kategorisë Superiore.
Skuadra liqenore mundi në finalen e playoffit të Kategorisë së Parë, Besën me rezultatin 1-0, një fitore që erdhi vetëm në kohën shtesë pasi 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me barazimin 0-0.
Sfida nisi më mirë për skuadrën kavajase që krijuan disa raste të mira shënimi me Grecën dhe Chinëendu, por rrjetat mbetën të paprekura. Edhe në pjesën e dytë pati shanse shënimi si nga Pogradeci ashtu edhe Besa, por sërish nuk u shënua asnjë gol dhe kështu 90 minutat e sfidës u mbyllën 0-0 dhe skuadrat iu drejtuan 30 minutave të kohës shtesë.
Në këtë fraksion të ndeshjes, India Oliveira arriti të shënojë për skuadrën liqenore duke i dhënë avantazhin 1-0, ndërkohë që nuk munguan as momentet e nervozizmit në fushën e lojës me arbitrin që u detyrua të nxjerrë kartonin e kuq 3 herë, duke ndëshkuar Neto dhe Kofin për Besën dhe Kazim për Pogradecin. Në fund ndeshja u mbyll 1-0 për Pogradecin që tani do të luajë ndeshjen e playoutit për Kategorinë Superiore me Teutën në 16 maj në orën 16:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit.
Top Channel