Për Realin e Madridit ende nuk është mbyllur sezoni edhe pse Los Blancos nuk do të mund të fitojnë më asnjë titull këtë sezon.

Në fakt Los Blancos e kanë ende dhe një objektiv për të arritur, të sigurojnë përfundimisht pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjës.

Një objektiv që skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa do ta ketë të lehtë. Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit, Reali i Madridit duhet të mbyllë kampionatin në vendin e dytë në mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen në këtë kompeticion. Aktualisht, Los Blancos janë 8 pikë para vendit të tretë që mbahet nga Villarreal dhe kështu iu mjafton vetëm 1 pikë në ndeshjet e mbetura, dhe Nëndetësja e Verdhë të mos fitojë asnjë që të arrijë këtë objektiv

Superkupa e Spanjës mund të shenjojë një projekt të ri për Realin e Madridit që do të kërkojë t’i japë fund thatësirës së titujve sa më shpejt. Kështu që skuadra e drejtuar nga Arbeloa do të kërkojë të arrijë këtë objektiv sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht që në ndeshjen e së enjtes ndaj Oviedos ku nuk pritet të ketë shumë tifozë në stadium, për orarin kur do të luhet kjo sfidë; 21:30 e sidomos për pakënaqësinë për mbylljen e sezonit pa trofe.

Top Channel