Gjyqi për Metën dhe simboli i shqiponjës brenda në kafazin e xhamtë, gazetarja Anila Hoxha në ‘Top Story’: Monika as nuk ia hodhi sytë ish-presidentit Grida Duma ka komentuar këtë mbrëmje në “Top Story” puthjen në ballë të aktorit Robert Ndrenika ndaj Erion Veliajt në sallën e gjyqit.
“Ndërsa ndjekim gjyqet që lidhen me figurat e larta politike, nisur në ditët e fundit, gjyqi i Erion Veliajt i cili ka kërkuar me domosdoshmëri që gjyqet të jenë publike, me kamera, me dyer të hapura dhe vëmendja e publikut të jetë aty për të krijuar përshtypjen, sepse mbi përshtypjen shumë politikanë kanë bindjen se po gjykohen mbi perceptime dhe jo fakte.
Dhe këtu ka nisu analiza, përplasja, konkretësia objektive apo subjektive do thonin disa midis politikës dhe SPAK, midis drejtësisë dhe pushteti politik.
Një tjetër gjyq është bërë sa i përket artistëve që u gjendën në sallën e gjyqit dhe e mbështetën, dhe sidomos artisti i madh Robert Ndrenika.
Kjo valë komentesh, analizash, qëndrimesh, gjykimesh, e ka bërë automatikisht të vijmë sonte me një temë kryesore me fokus që nis nga kjo, nga e drejta ose jo për të mbështetur në një mënyrë të caktuar nga figurë e madhe publike që gëzon kredenciale të larta dhe morale artistike dhe si përthyhet kjo në ndjesitë e opinionit publik, e shqiptarëve, të cilët kanë lente të ndryshme për të kuptuar sesi jeta kryqëzon këto dy dimensione, artin dhe politikën”, u shpreh Duma.
Top Channel