Me vetëm dy javë kampionat deri në fund, “Larianët” kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjen në kupat europiane: mbetet vetëm për t’u parë se në cilin prej tre kompeticioneve do të militojnë.

Kjo është një ditë historike për Comon. Fitorja në “Bentegodi” kundër Veronës, e cila tashmë ka rënë zyrtarisht nga kategoria, i siguron skuadrës vendin në Europë për sezonin e ardhshëm. Ishte Douvikas ai që vulosi suksesin 1-0, duke mposhtur portierin Montipo me një gjuajtje të fuqishme me të djathtën në minutën e 26-të të pjesës së dytë.

Ndonëse Verona luajti më mirë gjatë pjesës së parë, lëvizjet taktike të Cesc Fabregasit në fillim të fraksionit të dytë e ndryshuan tërësisht rrjedhën e lojës. Nga 10 maji i vitit 2024, kur u ngjitën në Serie A pas 21 vitesh pritje, deri më 10 maj 2026, me Europën tashmë në xhep: Como vazhdon të jetojë një ëndërr të vërtetë.

Top Channel