Trishtim në familjen e Hansi Flick, ndërron jetë i ati, por trajneri do të jetë në El Clasico
Kylian Mbappe dhe Vinicius Junuior mund të kishin qenë pjesë e Barcelonës dhe jo Realit të Madridit. Prapaskenën e bujshme, për tratativa që kanë qenë të 10 viteve më parë u zbuluan nga ish presidenti i klubit blaugrana, Josep Maria Bartomeu në një intervistë për ESPN Deportes.
‘Klubi ishte i interesuar për Vinicius, folëm me familjen dhe agjentët e tij dhe në fakt ishte një marrëveshjeje. Reali i Madridit me shumë mundësi bëri një ofertë më të mirë se ajo e Barcelonës dhe e mori futbollistin-pohoi Bartomeu
Përsa i përket Mbappe, kthehemi në kohë në vitin 2017.
‘Monaco kërkonte shifra shumë të larta dhe Barcelonë në atë kohë mund të paguante-vijon rrëfimin e tij Bartomeu-ishim klubi që paguanium më shumë në botë dhe në një situatë financiare shumë të mirë. Fola me babain e Mbappe disa herë, por Paris Saint Germaini ushtroi shumë presion mbi Monaco dhe besoj se edhe futbollisti preferonte të qëndronte në Francë. Ne po bisedonim për Dembele, që ishte futbollisti i preferuar i trajnerëve’.
Top Channel