Në 27 prill, Rafael Leao çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram, pikërisht, një ditë pas ndeshjes me Juventusin ku u fërshëllye nga tifozët dhe kjo ishte ndoshta një mënyrë për t’u izoluar nga kritikat.

Por sulmuesi i Milanit, pak edhe në mënyrë surprizë u rishfaq në platformën socialel; nëse postimi i tij i fundit është i datës 19 prill, ditën e fitores ndaj Veronës me golin e Rabiot pa assistit të vetë portugezit, arsyeja është te seksioni i Instagram Story.

Leao në fakt postoi një foto të Cheveyo Balentien, qendërsulmues i skuadrës Primavera të Milanit që shënoi në ndeshjen ndaj Parmës që kuqezinjtë e humbën 4-2 dhe festoi si të ishte duke bërë surf; një homazh i vërtetë për portugezin.

Top Channel