Milan në kaos, humbja ndaj Atalantës fundos Kuqezinjtë, Champions-i tashmë një Mirazh?
Barcelona është kampione e Spanjës për të dytin sezon radhazi dhe për të 29-ën herë në histori. Ekipi katalanas e arriti këtë sukses në një mënyrë historike, duke mposhtur me shifrat 2-0 rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin.
Ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga skuadra e Hansi Flick, që shënoi që në minutën e 9-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë spektakolare nga Rashford.
Vetëm nëntë minuta më vonë ishte Ferran Torres, i cili i asistuar plot klas nga Dani Olmo, mundi të shënonte për 2-0, duke e çuar ndeshjen sipas planeve të trajnerit gjerman.
Në minutat në vijim katalanasit u treguan të kujdesshëm, duke e qarkulluar topin më së shumti në zona të sigurta dhe neutralizuar në këtë mënyrë yjet e Real Madrid.
Skuadra e Arbeloas u duk shumë e kontraktuar dhe e pafuqishme në këtë ndeshje, duke krijuar shumë pak mundësi për të merituar më shumë.
Me këtë fitore, Barcelona kurorëzon një rrugëtim perfekt në La Liga, duke triumfuar pas plot peripecish. Ky është edhe trofeu i vetëm sezonal që i kishte mbetur katalanasve për të fituar.
Nga ana tjetër, Real Madridi përmbyll një nga sezonet më katastrofike të viteve të fundit, duke mos fituar asnjë trofe, me dëmtime, më sherre në ekip dhe me ndërrime të çuditshme trajnerësh.
Barcelona: J.Garcia, E.Garcia, Cubarsi, Martin, Cancelo, Gavi, Pedri, Lopez, Olmo, Rashford, Torres; Trajner: Hansi Flick;
Real Madrid: Courtois, Garcia, Huijsen, Rudiger, Alexander-Arnold, Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Diaz, Vinicius, G.Garcia; Trajner: Alvaro Arbeloa;
Barcelona-Real Madrid 2-0
Rashford 9′, Torres 18′
MOMENTET KRYESORE
90′ Mbyllet “El Clasico”, Barcelona kurorëzohet kampione e Spanjës.
86′ Palacios provon fluturimthi brenda zonës, por topi “fluturon” mbi kuadratin e Garcian.
84′ Radha e Lewandowskit për të tentuar, por godet keq nga pak metra larg portës dhe ndalet nga portieri. Barcelona shkon e sigurt drejt titullit.
82′ Raphinha tenton me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por ndalet nga Courtois.
74′ Real Madrid tenton nga një goditje këndi, topi i devijuar nga Raphinha drejt portës së tij, kalon mbi tra.
68′ Reali tenton të japë shkëndija me Garcian, por pa efekt. Raphinha nga ana tjetër i shto një marsh më shumë Barcelonës.
56′ Ferran Torres merr mirë një pasim dhe del përballë portierit, me Courtois që e ndal sërish dhe eviton gol të sigurt.
51′ Nuk mungon përplasja mes lojtarëve, që kapen me njëri-tjetrin. Ndëshkohen me karton të verdhë Asencio dhe Olmo, si dyshja që krijoi tensionin.
48′ Fermin provon brenda zonës, por topi devijohet fillimisht dhe më pas Courtois e pret pa shumë përpjekje.
46′ Starton pjesa e dytë mes Barcelonës dhe Real Madrid.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “Camp Nou”.
38′ Pasim vertikal i saktë i Torres, me Rashford, që del përballë Courtois, por gabon në momentin e fundit dhe fiton vetëm një goditje këndi. Në zhvillimet e kësaj të fundit, Olmo i afrohet golit, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën.
33’ Real Madrid kërkon të fitojë epërsi në lojë, teksa rrezikon me një gjuatje të Tchouameni në hyrje të zonës, e pasaktë. Barcelona tenton të kontrollojë topin sa më shumë dhe ta vërë “në gjumë” kundërshtarin.
18′ Barcelona shënon të dytin. Asist perfekt i Olmos për Torres, që tund rrjetën. (VIDEO)
9′ Marcus Rashford shënon një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit. (VIDEO)
2’ Gjuajtja e parë vjen nga Vinicius, i cili finalizon pas një zbritjeje të shpejtë, por qendrore, pa rrezik për Garcian.
1′ Nis ndeshja në “Camp Nou” nën një koreografi spektakolare. Para startit u mbajt 1 minutë heshtje në nder të Hansi Flick, i cili mëngjesin e sotëm humbi babain e tij.
Top Channel