Reali i Madridit nuk do të ketë Kylian Mbappe në radhët e tij në El Clasicon e mbrëmjes së kësaj të diele që do të transmetohet në Digitalb. Sulmuesi francez nuk është grumbulluar nga trajneri Alvaro Arbeloa për këtë ndeshje që mund t’i dhurojë titullin e 29 kampion skuadrës së Barcelonës.

Mbappe donte të ishte në këtë ndeshje, por ditën e shtunë ai nuk e zhvilloi të plotë stërvitjen duke bërë që të rriten dyshimet në lidhje me praninë e tij në El Clasico, dyshime që tani u konformuan nga vetë klubi madrilen. Në këtë mënyrë, Kylian Mbappe i shtohet infermierisë së Los Blancos duke iu bashkuar Carvajal, Militao, Mendy, Rodrygo, Valverde dhe Arda Güler.  Po kështu jashtë skuadre është lënë edhe Ceballos për vendim teknik të Arbeloas. Raportet mes futbollistit dhe trajnerit tashmë është inekzistent dhe ky i fundit nuk e merr më në konsideratë futbollistin

E reja kryesore në këtë pikë është përfshirja në skuadër e Thibaut Courtois. Portieri kthehet pas një dëmtimi të pësuar në 17 mars dhe mund të jetë titullar në El Clasico. Po kështu, Arbeloa ka marrë në skuadër edhe 5 futbollistë nga akademia, Sergio Mestre, David Jiménez, Cestero dhe Palacios, të cilët i shtohen Thiago Pitarch që tashmë është thuajse gjithnjë i pranishëm në skuadrën e parë 

Të grumbulluarit e Alvaro Arbeloas

Portierë: Courtouis, Lunin dhe Sergio Mestre.

Mbrojtës: Alaba, Trent, Asencio, Carreras, Fran García, Rüdiger, Huijsen dhe David Jiménez.

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Thiago, Cestero dhe Palacios.

Sulmues: Vinicius, Gonzalo, Brahim dhe Mastantuono.

Top Channel