7 Mungesa, 0 Shpresë? Mbappé, Valverde dhe gjithë mbrojtja jashtë “alarmi kuq” në Madrid
Barcelona nuk kërkon vetëm që të fitojë titullin në përballjen me Realin e Madridit, në fakt i mjafton edhe barazimi për këtë. Por katalanasit kërkojnë të barazojnë Los Blancos përsa iu përket numrit të fitoreve në ndeshjet direkte.
Aktualisht Reali i Madridit është në avantazh me 106 ndeshje El Clasico të fituara kundrejt 105 të blaugranave, ndërkohë që në 52 raste kjo ndeshje është mbyllur në barazim
Ndër rezultateve të fundit spikasin 3 finalet e fituara nga skuadra e Hansi Flick, 2 në Superkupën e Spanjës dhe një në Kupën e Mbretit, kjo e fundit me gol të Kounde në kohën shtesë.
Me mungesën e vetme, atë të Lamine Yamal, Barcelona do të kërkojë të bëjë historinë duke fituar për herë të parë La Ligën në ndeshjen me rivalin direkt në Camp Nou. Po kështu edhe bilanci i golave flet pak më shumë për Realin e Madridit në ndeshjet El Clasico me Los Blancos që kanë 444 gola të shënuar kundrejt 439 të katalanasve. Në 10 ndeshjet e fundit, secila prej skuadrave kanë marrë nga 5 fitore secila dhe këtu bilanci i golave është pak më shumë në favor të Barcelonës 24 gola të shënuar kundrejt 20 të Los Blancos.
Top Channel