Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit/ Humb jetën pasagjeri 57-vjeçar, drejtuesit e mjetit rezultuan të dehur
10/05/2026 10:30
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, ku dy makina kanë përplasur me njëra-tjetrën, duke i marrë jetën pasagjerit.
Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve.
Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur.
Top Channel