Themeluesi i Amazon hyn në botën e futbollit, Jeff Bezos pranë blerjes së një kuote të Liverpool 10/08 13:10
Një arritje historike ka ndodhur në futbollin francez: Le Mans është rikthyer zyrtarisht në Ligue 1, plot 16 vite pas largimit nga elita.
Ajo që e bën këtë sukses edhe më të jashtëzakonshëm është fakti se “Manceaux” sezonin e kaluar militonin në kategorinë e tretë (National), duke realizuar një ngjitje të dyfishtë brenda një kohe rekord.
Ky rikthim i klubit historik mbështetet nga një fond investimesh brazilian, ku bëjnë pjesë emra të njohur botërorë si aksionarë: ish-piloti i Formula 1, Felipe Massa, legjenda e tenisit Novak Djokovic dhe portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois. Me këtë mbështetje prestigjioze, Le Mans synon të rikthehet fuqishëm mes gjigantëve të Francës.
Top Channel