Drejtuesit e Realit zbulojnë “spiunin” që nxorri informacionet e brendshme në media, është ish-mesfushori argjentinas
Alvaro Arbeloa në konferencën për shtyp të dhënë në prag të El Clasicos me Barcelonën tentoi t’i hedhë ujë zjarrit të ndezur prej ditësh në Valdebebas pas tensioneve shumë të larta që shpërthyen dhe ku protagonistë kryesorë u bënë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni.
Trajneri i Los Blancos vendosi të mos japë asnjë sanksion tjetër ndaj dy futbollistëve duke u mjaftuar me gjobën prej 500 mijë eurosh secili të dhënë nga klubi për ta. Për më tepër, Arbeloa konfirmoi se Tchouameni do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e së dielës, por nuk zbuloi nëse do të jetë apo jo titullar në Camp Nou.
Pas konferencës për shtyp, futbollistët zbritën në fushë në qendrën stërvitore Valdebebas, ku 15 minutat e para ishin të hapura për mediat. Nuk ishte një seancë e zakonshme stërvitore, dhe këtë e tregon numri i lartë i gazetarëve të pranishëm. Aurelien Tchouameni ishte i pranishëm në këtë seancë stërvitore, por jo Valverde që pritej pas vendimit të mjekëve që i rekomanduan qëndrimin jashtë fushave për 10-14 ditë
Dukej se kjo seancë u zhvillua në qetësi me Arbeloan që fliste me ndihmësit e tij, ndërsa futbollistët u ndanë në dy grupe. Mungonin lojtarët e dëmtuar Rodrygo, Militao, Mendy, Güler dhe Carvajal. Ceballos u stërvit normalisht, por gjithçka të bën të mendosh që për shkak të përplasjes me trajnerin ai do të mbetet jashtë skuadre.
Po kështu duket se edhe Mbappe nuk do të ketë probleme për të qenë në El Clasico. Sulmuesi ka punuar bashkë me grupin i rekuperuar nga dëmtimi i fundit muskular dhe kështu që është normale që ai të jetë në listën e të grumbulluarve të Arbeloas.
Top Channel